Ankaraja kritikon Izraelin për dëmtimin e spitalit turk në Gaza

schedule15:01 - 16 Korrik, 2024

schedule 15:01 - 16 Korrik, 2024

Ministria e Jashtme turke ka kritikuar Izraelin se ka sulmuar muajt e fundit, dhe më pas ka përdorur për qëllime ushtarake, spitalin turko-palestinez, të ndërtuar nga Ankaraja në vitin 2010 në Rripin e Gazës.

“Dëmet e shkaktuara në spital nga forcat izraelite dhe përdorimi i tij si bazë ushtarake janë pjesë e politikës sistematike të Izraelit që synon asgjësimin e popullit palestinez”, thuhet në një deklaratë.

“Fotoja e një grupi ushtarësh izraelitë përpara Spitalit të Miqësisë Turko-Palestineze në Gaza është dëshmi e mëtejshme e shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Izraeli dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha ministria për Punët e Jashtme, duke nënvizuar se si ai spital është “e vetmja qendër” për trajtimin e pacientëve me kancer në Rripin e Gazës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që përgjegjësit për këto sulme të sillen para drejtësisë në gjykatat ndërkombëtare”, përfundon deklarata.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!