Ankand për Sancho, klauzolë befasuese dhe një super ofertë

schedule13:29 - 5 Nëntor, 2019

schedule 13:29 - 5 Nëntor, 2019

Jadon Sancho i ka mahnitur të gjithë me fanellën e Borusia Dortmund, që në momentin që ka zbarkuar në Gjermani nga Manchester City. Sulmuesi është një nga dëshirat e mëdha të shumë klubeve, që normalisht do të duhet të paguajnë më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e anglezit.

Daily Mail raporton se pas tij është vënë Reali i Madridit. Spanjollët e kanë tentuar atë edhe në momentin që u largua nga City në vitin 2017 dhe tanimë po planifikojnë një sulm të radhës verën e ardhshme. Dortmundi nga ana tjetër duket se do të dorëzohet dhe po planifikon të gjejë zëvendësuesin e tij.

Manchester United gjithashtu e ka Jadon Sancho në listën e dëshirave, ndërkohë që edhe PSG është vënë në ndjekje të 19-vjeçarit. Është e kuptueshme që kemi të bëjmë me një ankand dhe Dortmundi do të përfitojë nga kjo. Veç këtyre klubeve, edhe Manchester City mund të futet në garë.

“Qytetarët”, kur e kanë transferuar Sancho, kanë përfshirë një klauzolë që u jep të drejtën të informohen për ofertën që Dortmund do të pranojë dhe mund të bëjnë një tjetër më të lartë për ta rikthyer atë në ekip. /abcnews.al