“Ankand” për një darkë me tenisten bukuroshe, tifozi paguan 70 mijë £

schedule11:02 - 17 Maj, 2020

schedule 11:02 - 17 Maj, 2020

Çmenduri për të patur një takim me tenisten Eugenie Bouchard. Një tifoz ka paguar 70 mijë sterlina dhe do të darkojë me bukuroshen 26-vjeçare. Paratë shkojnë të gjitha për bamirësi, pasi kanadezja kishte bashkëpunuar për këtë nisme me “15 Seconds of Fame”.

Fituesi mund të shkojë në çdo turne tenisi për të parë ndeshjet e Eugenie, së bashku me një person tjetër, si dhe do të ketë mundësinë t’i shohë ndeshjet pranë stafit të tenistes.

Fluturimet i përfiton falas, ndërkohë që do të marrë si dhuratë edhe një raketë dhe një palë atlete, të firmosura nga tenistja. Të gjitha këto, veç darkës…

Bouchard edhe më parë ka darkuar me një tifoz, pasi humbi një bast për SuperBowl në vitin 2017. Bukuroshja kaloi bukur dhe më pas pati edhe një tjetër takim me fansin. Të shohim si do të vijojë kjo histori… /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!