Kristjan Asllani po spikat tek Empoli në sezonin e tij të parë në Serie A. Pjekuria e tij në fushë është një element që është veçuar dhe që në fillim Juventusi, Interi dhe Milani u lakuan si të interesuara.
Dy ditë më parë nga Italia u raportua se edhe Napoli po e shikon me kujdes mesfushorin, i cili është bërë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë dhe debutoi në miqësoren e marsit kundër Spanjës.
Edy Reja madje e ka këshilluar Napolin publikisht që ta transferojë Asllanin. Së fundmi për mesfushorin po interesohet edhe Roma e Jose Mourinho.
Gazetari Nicolo Schira e ka raportuar diçka të tillë. Sikurse kuptohet, tashmë për Empolin transferimi i Asllanit po bëhet një ankand. Kartoni i të riut vlerësohet 10 milionë euro. / abcnews.al