Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar gjatë një takimi me pronarë të bizneseve në Vlorë se periudha pas pandemisë nuk do të jetë e lehtë por shtroi se qeveria do të jetë pranë tyre për t’i dëgjuar dhe lehtësuar nga barra fiskale.
Ministrja u shfaq në takim me një maskë të veçantë ndërsa u kujdes të mbante distancë nga pronarët e bizneseve. Ajo tha se heqja e tatimit mbi fitimin për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë do të ndihmojë edhe në fomalizimin e ekonomisë.
“Do të jetë një periudhë jo e lehtë, por Qeveria është pranë bizneseve për t’i dëgjuar dhe lehtësuar nga barra fiskale”, u shpreh Denaj./mv. abcnews.al