Anijet luftarake ruse kanë bombarduar brigjet e Odessa-s. Mediat në Ukrainë raportojnë se si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar të paktën dy persona. Ndërkohë, pamjet satelitore tregojnë 14 anije të flotës ruse që janë duke lundruar në drejtim të Odessa-s. Mes tyre është edhe një anije amfibe 120 metër e gjatë Pyotr Morgunov.
Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov deklaroi dje se forcat ruse do të përpiqen të avancojnë nga territoret që ata kanë pushtuar në rajonin e Mykolaiv drejt rajonit të Transdniestrisë të kontrolluar nga separatistët e Moldavisë, ku janë vendosur trupat ruse.
Nëse ky skenar realizohet, atëherë Odesa mund të shkëputet nga pjesa tjetër e Ukrainës. /abcnews.al/