Anijet e peshkimit, ndotësit më të mëdhenj të portit në Durrës

schedule14:37 - 14 Maj, 2018

schedule 14:37 - 14 Maj, 2018

Anijet e peshkimit në Durrës e kanë ndotur në përmasa të mëdha territorin e portit të ri të peshkimit. Peshkatarët zbarkojnë nëe basenin ujor çdo lloj mbetje, që nga hidrokarburet deri tek shishet plastike.

Shishe plastike, kanaçe pijesh e mbetje të tjera të përhapura në sipërfaqen ujore të portit të ri të peshkimit. Peshkatarët nuk shqetësohen. Anijet e ankoruara brenda territorit, plehrat i  hedhin në det.

Të zhvendosur në fund te vitit të kaluar në portin e ri të peshkimit, ato janë kthyer në ndotës të mëdhenj ekologjik. Hidrokarburet  gjithashtu derdhen ne basenin ujor .

Mungesa e një strukture që lidhet me administrimin lë jashtë çdo kontrolli ketë sektor. Ky investim nuk është marrë ende në dorëzim nga peshkimi, pavarësisht se anijet jane ankoruar prej muajsh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!