Anijes i shpërthen motori, humbin jetën 45 emigrantë në Libi

schedule21:48 - 19 Gusht, 2020

schedule 21:48 - 19 Gusht, 2020

Të paktën 45 emigrantë, mes tyre edhe pesë fëmijë, kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin u përmbys në Libi. Lajmin e ka bërë të ditur OKB.

Emigrantët që humbën jetën ishin mes më shumë se 80 personave në bordin e një anije, motori i të cilës shpërtheu në brigjet e Zwara-s, njoftoi UNHCR.

Vdekjet u raportuan nga rreth 37 të mbijetuar të cilët u shpëtuan nga peshkatarët vendas.

Si UNHCR dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin kanë bërë thirrje që përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për emigrantët të shtohen. Sipas tyre, pa një mekanizëm të përkushtuar të operacionit të kërkimit dhe shpëtimit, më shumë jetë do të humben në Mesdhe.

Më shumë se 300 persona dihet se kanë humbur jetën duke provuar të kalojnë detin nga Libia në Evropë këtë vit, ndërsa shifrën aktuale besohet të jetë shumë më e lartë.

Të mbijetuarit në incidentin e së mërkurës, të cilët ishin kryesisht nga Senegal, Mali, adad dhe Gana, u arrestuan pas zbarkimit në Libi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!