Anije, raketa dhe helikopterë: Mijëra ushtarë amerikanë “pushtojnë” Shqipërinë dhe Greqinë

schedule17:44 - 23 Shkurt, 2021

schedule 17:44 - 23 Shkurt, 2021

Gjatë muajve maj dhe qershor NATO është përgatitur të zhvillojë një mori stërvitjesh të mëdha në rajonin e Europës Jug-lindore duke bërë që edhe në vendint tonë të zbarkojnë mijëra ushtarë amerikanë.

Stërvitjet, në të cilën janë parashikuar të angazhohen 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Më herët Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së madhe, ku pritet që në Shqipëri të zbarkojnë 3 100 ushtarë amerikanë me të gjitha pajimet e tyre ushtarake. Po ashtu pritet që të zbarkojnë 10 anije si edhe blinda, helikopterë, sisteme raketore, etj.

Në lidhje me këtë kanë filluar përgatitjet në bazën e Bizës dhe në Kuçovë, ndërsa në fillim të muajit ishte në vendin tonë ishte Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zëvendës Komandant i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Europë.

Ai mori pjesë së bashku me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim në një takim të posaçëm të thirrur nga presidenti Ilir Meta me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje të madhe do të zhvillohen manovra edhe mes ushtrisë amerikane dhe asaj greke në Aleksandropulos të Greqisë.

Në portin grek të Aleksandropulosit ka filluar zbarkimi i anijeve ushtarake amerikane, të cilët pritet të sjellin 115 helikopterë të avancuar Apache, 10 helikopterë Chinooke si edhe 20 helikopterë Sikorsky.

Ndërkohë, Turqia merr pjesë në këtë stërvitje me staf të reduktuar duke futur në inventarin e NATO-s vetëm një fregatë dhe një nëndetëse.

Angazhimi i ulët i Turqisë ndaj NATO-s vjen për shkak të përplasjeve të vazhdueshme pas blerjes së raketave ruse S-400 nga Ankaraja, gjë e cila i ka mërzitur jo pak amerikanët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!