Anija turistike bllokohet me 1.300 pasagjerë në bord

schedule11:43 - 24 Mars, 2019

schedule 11:43 - 24 Mars, 2019

Anija që u ndodh në vështirësi në brigjet e Norvegjisë është drejtuar për në port, pas operacioneve të shpëtimit që u erdhën në ndihmë disa qindra pasagjerëve. Anija turistike “Viking Sky” humbi fuqi ditën e shtunë dhe lëshoi një sinjal për ndihmë pasi mori drejtim për në tokë.

Ekipet e shpëtimit evakuuan nga ajri mbi 500 nga 1 mijë e 373 pasagjerët, shumica e të cilëve ishin britanikë dhe amerikanë, të moshës së thyer. Pas disa orësh, anija arriti të ndizte tre nga 4 motorët e saj dhe ndërroi kurs drejt portit më të afërt, e ndjekur nga varkat e shpëtimit.

Mjeti lundrues u ndodh në vështirësi kur kishte hyrë në një ngushticë të vështirë ujërash dhe për pak sa u përplas me shkëmbinjtë. “Viking Sky” ishte nisur nga lokaliteti Tromso dhe po udhëtonte drejt Stavangerit.

5 helikopterë dhe anije të shumta shpëtimi u thirrën për t’i ardhur në ndihmë. Edhe një nga anijet ndihmëse pësoi dëmtime në motor dhe një gazetë lokale bëri me dije se për shkak të kushteve “brutale” të motit anijet u detyruan të ktheheshin mbrapsht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!