111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë janë shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku”dhe ekuipazhi i saj. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Emigrantët të cilët lundronin në dy gomone dhe një skaf janë shpëtuar brenda pak orësh gjatë mbrëmjes së djeshme, në ujrat mes Turqisë dhe Greqisë. Pas operacionit ata iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.
Kjo nuk është hera e parë që anijet shqiptare shpëtojnë emigrantë të huaj në misionin e tyre.
Vetëm pak ditë më parë anija “Oriku” ndaloi 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord.
Muajt e fundit është vënë re një fluks në rritje i emigrantëve nga Lindja e Mesme për shkak të kohës favorizuese në det. Edhe në brigjet e Lampeduzës në Itali kanë qenë të shpeshta zbarkimet e emigrantëve. /abcnews.al