Anija ruse me grurë të vjedhur në Ukrainë mbërrin në Siri

schedule20:04 - 12 Maj, 2022

schedule 20:04 - 12 Maj, 2022

Sipas raportimeve, një anije ruse që dyshohet se transportonte grurë të vjedhur në Ukrainë është parë në portin sirian të Latakias.

Anija, Matros Pozynich, u largua më herët nga të paktën dy porte diku tjetër.Mësohet se anija po transporton rreth 30,000 ton grurë ukrainas, një nga eksportet më të mëdha të Ukrainës.

Kievi ka pretenduar vazhdimisht se Rusia ka vjedhur qindra mijëra tonë drithë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës. Shifra e fundit e dhënë nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës është 400,000 ton.

CNN raportoi më herët se anija ishte ankoruar në brigjet e Krimesë, përpara se të shkonte në portin egjiptian të Aleksandrisë, ku u kthye.

Më pas u zhvendos në kryeqytetin libanez të Bejrutit, por u kthye përsëri. Matros Pozynich mendohet të jetë një nga tre anijet që transportojnë grurë të vjedhur nga Ukraina. Në vitin 2021, Ukraina ishte eksportuesi i gjashtë më i madh në botë i grurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!