Anija ruse me grurë largohet nga porti turk

schedule07:54 - 7 Korrik, 2022

schedule 07:54 - 7 Korrik, 2022

Një anije mallrash me flamur rus, Zhibek Zholy, e cila dyshohej se mbante grurë të vjedhur ukrainas, u largua nga porti veriperëndimor turk i Karasu të mërkurën vonë, tregojnë të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv.

Të dielën, ambasadori i Ukrainës në Turqi tha se autoritetet turke kishin ndaluar anijen. Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë ndalimin e anijes.

Të mërkurën, ministria e jashtme e Rusisë hodhi poshtë si të rreme raportet e ndalimit të anijes nga autoritetet.

Kievi ka akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të tyre në fund të shkurtit. Kremlini, më parë ka mohuar se Rusia ka vjedhur ndonjë drith ukrainas./Abcnews.al/