Një anije pasagjerësh u përplas me shkëmbinjtë në brigjet e Ibizës, Spanjë ndërsa kanë marrë lëndime një burrë dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar në spital.
Anija po udhëtonte midis ishullit të njohur të pushimeve dhe Formentera me 47 persona në bord kur goditi një ishull afër bregut.
Një helikopter nisi operacionin e shpëtimit, për të transportuar njerëzit që kishin nevojë për ndihmë.
Francina Armengol, presidentja e Ishujve Balearik, konfirmoi se dy persona, një burrë dhe një djalë 10-vjeçar, u shtruan në spital me plagë të konsiderueshme.
Sipas raporteve lokale, fëmija është një gjendje e rëndë’ dhe është transferuar në një spital në Mallorca. g.v/abcnews.al