Anija ‘Moliva’ me mbetjet e Kurum vazhdon të qëndrojë 1.5 milje larg Portit të Durrësit

schedule09:51 - 31 Tetor, 2024

schedule 09:51 - 31 Tetor, 2024

Prej katër ditësh, anija Moliva që mban në kuvertën e saj edhe 102 kontejnerët të dyshuara me mbetje të rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda vijon të qëndroje në radën e portit të Durrësit pasi nuk është bërë i mundur përshtatja e një vendi të sigurt për menaxhimin e tyre.

Autoriteti Potual Durrës i ka dërguar një shkresë prokurorisë ku ndër të tjera thotë se nuk mund të marrim përsipër riskun për të shkarkuar kontejnerët e dyshuara me mbetje të rrezikshme pasi nuk kemi infrastrukturë për t’i mbajtur në monitorim me kamera.

Duke iu referuar kërkesës së Prokurorisë së Durrësit, që kërkonte angazhimin e disa institucioneve për të gjetur një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera, autoriteti portual ka kthyer përgjigje duke theksuar se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie.

Nga tjetër ky institucion nuk mund të garantojë ruajtjen fizike të tyre me kamera 24 orë ashtu sikurse ka urdhëruar prokuroria.

Anija Moliva me 102 kontejnerët brenda se cilës dyshohet se ka materiale të rrezikshme, ndodhet në Rade, 1.5 milje nga porti i Durrësit, që prej mëngjesit të së dielës. Ndërkohe me të mbërritur, prokuroria kërkoi sekuestrimin e të gjithë kontejnerëve dhe angazhoi një sërë institucionesh për kryerjen e praktikave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!