Autoritetet turke kanë reaguar në lidhje me ankorimin e një luftanijeje amerikane në pjesën greke të Qipros.
Mediat e huaja shkruajnë se Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë i ka bërë thirrje administratës amerikane që të rishikojnë politikat e tyre ushtarake.
Ndërkohë kujtojmë se SHBA-ja hoqi embargon e armëve ndaj administratës greke qipriote për gati 40 vjet, duke trajnuar ushtarët grekë. Në kuadër të kësaj lëvizjeje, tani luftanija “Arleigh Burke” është nën administrimin qipriot grek.
Megjithatë, kjo lëvizje e SHBA-së duket se nuk i ka pëlqyer shumë Turqisë, e cila ka reaguar sërish mbi këtë manovër./abcnews.al