Anija japoneze përplaset me rusen, tre të vdekur

schedule12:05 - 26 Maj, 2021

schedule 12:05 - 26 Maj, 2021

Një anije japoneze peshkimi u përplas me një anije ruse në ishullin Hokkaido të mërkurën, duke lënë të vdekur tre anëtarë të ekuipazhit, thanë autoritetet lokale.

Hokko Maru, me pesë anëtarë të ekuipazhit në bord, që i përket një firme peshkimi të vendosur në Monbetsu të Hokkaido, po kapte gaforre në kohën e përplasjes rreth orës 06:00 të mëngjesit, sipas Rojës Bregdetare të Japonisë. Një nga dy anëtarët e ekuipazhit ka shpëtuar.

Pesë burrat, tre prej të cilëve nuk tregonin shenja jetësore, u morën nga deti dhe më pas u sollën nga rojet bregdetare në portin e tyre, rreth 23 kilometra larg vendit të aksidentit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!