Një anije mallrash holandeze ka marrë flakë duke shkaktuar vdekjen e një marinari dhe plagosjen e disa të tjerëve që ndodheshin në bordin e anijes. M
Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka përfshirë bordin e anijes së ngarkesave me flamur panamez Fremantle Highway ndërsa lundronte në ujërat jashtë brigjeve holandeze.
Ai ka shpjeguar se rreth mesnatës është njoftuar nga ekuipazhi për rënien e zjarrit.
Ship fire off #Netherlands: 1 dead, many injured. 23 crew members rescued from car carrier “Fremantle Highway” with 3,000 vehicles onboard, 14.5 nautical miles from Ameland. Helicopters and boat involved in the evacuation.#coldplaydublin #instagramdown #хтивийпонеділок #Dutch pic.twitter.com/xkOPvoLkKu
— Fasihuddin Mohammed (@FasihTaj) July 26, 2023
Anija ka 23 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë të cilët u evakuuan shpejt nga anija. Nuk ishte e qartë se sa u plagosën; roja bregdetare holandeze thjesht tha se “shumë” u plagosën.
Ndërkohë anija po transportonte 2857 makina nga Gjermania në Egjipt, 25 prej të cilave elektrike. Bateria e njërës prej këtyre të fundit shkaktoi zjarrin, ka thënë për mediat një zëdhënës i shërbimit.
“Ekuipazhi u përpoq ta shuante vetë zjarrin, por nuk pati sukses. Fatkeqësisht një person humbi jetën, shumë të tjerë u plagosën”, tha më herët roja bregdetare holandeze./abcnews.al