Anglia “vishet” me të kuqe/ City “dorëzohet” sërish, mediat në ishull: Guardiola e ka të paracaktuar fatin

schedule17:36 - 10 Nëntor, 2024

schedule 17:36 - 10 Nëntor, 2024

Kanë kaluar katër vjet që atëherë.

Tifozët e Liverpulit nuk e kanë harruar gjithsesi titullin e fituar në 2020 me Jurgen Klopin, të parin pas 30 viteve, por janë të lumtur sepse duket se po fitojnë përsëri.

Është ende shumë shpejt, janë luajtur vetëm 11 javë të Premier Ligës, e megjithatë përshtypja është se ky është sërish viti I të kuqve.

Një kombinim I shkëlqyer rezultatesh bëri që ekipi I trajnerit Arne Slot të jetë tani 5 pikë përpara kampiones Mançester Siti.

Në “Anfild” u kalua me sukses prova e vështirë “Aston Vila”, dhe fitorja 2-0 ishte e merituar.

Daruin Nunjez në pjesën e parë dhe Mohamed Salah pas pushimit ishin autorët e golave, me Liverpulin që pati dominim topi, që vuajti në goditjet standarde, dhe që për ironi shënoi në kundërsulm.

Slot është I lumtur.

“Po kalojmë një periudhë të mirë dhe për fat luajtëm sërish në shtëpi. Ishte një tjetër ndeshje e vështirë. Nuk mendoj se kemi pasur ndonjë ndeshje të lehtë këtë vit, por kështu e ka Premier Liga. E vetmja rrugë për të fituar këtu është të vazhdosh të punosh fort, ndërsa për fat ne kemi mjaft cilësi në ekip”.

Mediat angleze e komentuan kështu shkëputjen e Liverpulit nga Siti.

“Star Sport” bën lojë fjalësh, duke lidhur 4 humbjet e Sitit me fatin e paracaktuar të Guardiolës këtë sezon: Të kuqtë shkëputen 5 pikë në krye!

E përditshmja “Deili Ekspres”, vendin kryesor në shtojcën sportive e ka për regbinë, por nuk harron futbollin: Për Pepin tani janë katër! Të kuqtë e shkëlqyer sërish në top formë!

Ja edhe “Deili Meil”: Frika e Pepit për titullin! Mos vallë ai është tashmë I dorëzuar? Guardiola pranon se dominimi në Premier Ligë mund të ketë marrë fund!

Pep Guardiola provoi për herë të parë në karrierë 4 humbje radhazi.

Mançester Siti është mundur dy herë në Premier, u eliminua nga Kupa e Ligës dhe u mund 4-1 në Champions nga Sportingu.

Disfata këtë herë ishte në fushën e Brajtonit, 2-1, dhe me përmbysje.

Haland shënoi për kampionët, Zhoao Pedro dhe O’Rili për vendasit.

“Ne duhet të përpiqemi që të kthehemi tek fitoret. Kemi 4 humbje radhazi, dy në Premier Ligë. Duhet të ndryshojmë shpejt. Besoj se kjo do të ndodhë ndërsa lojtarët do të na kthehen nga dëmtimet dhe do të jenë në formë. Ndoshta, pas 7 vitesh, dikush tjetër e meriton të fitojë Premier Ligën”.

Liverpuli kryeson kampionatin anglez me 28 pikë ndaj 23 të Sitit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!