Është mbyllur takimi mes Kosovës U-21 dhe Angli U-21, me “Tre Luanët” e vegjël që kanë fituar me rezultatin e thellë 0-6. Të gjashtë golat, u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Sulmuesi i talentuar i Arsenalit, Eddie Nketiah, shënoi tre gola për 9 minuta, duke vulosur shpejt fatet e sfidës. Goli i katërt, u shënua nga një tjetër talent i Arsenalit, Reis Nelson.
Sessegnon, lojtari i Tottenham dhe Bellingham, transferimi i fundit i Borussia Dortmund, vulosën rezultatin final të takimit në 0-6. Një paraqitje “jo” për dardanët, ndërsa Anglia tregon se ka një brez të artë./abcnews.al
https://twitter.com/England/status/1301955602923565056