Në Britaninë e Madhe janë regjistruar 350 viktima si pasojë e koronavirusit. Ky është numri më i ulët i viktimave brenda një ditë që nga 30 marsi. Në këtë datë, brenda ditës humbën jetën vetëm 180 persona.
Mbetet ende që Departamenti i Shëndetit të konfrimojë edhe numrin e vdekjeve në spitale. Por, Anglia ditën e sotme deklaroi 329 viktima të tjera nga Covid-19, Skocia 13, Uellsi tetë ndërsa Irlanda Veriore nuk i ka publikuar ende të dhënat.
Edhe pse statistikat zakonisht tregojnë shifra më të ulëta pas fundjavës, ulja drastike këtë javë , thuhet të jetë provë që Britania e Madhe ta ketë kaluar pikun tashmë.
Deri më tani, rezulton se 8 prilli është dita kur vendi ka pasur bilancin më tragjik brenda një dite kur u regjistruan 980 viktima.
Numri ditor i vdekjeve, që e çoi numrin total të viktimave në mbi 21,000, është 22 për qind më i ulët se 449 vdekjet të shkaktuara nga Covid-19 të hënën e kaluar. /abcnews.al/