Në vendet e mëdha si Anglia, vaksinimi ka marrë hapa të mëdha dhe po bëhen hapa cilësore drejt hapjes. Nga ajo që raporton Sky Sport, në maj do të kthehen tifozët në stadiume.
Vetë qeveria ishullore ka vendosur të hartojë një plan për hapjen totale dhe në projekt janë edhe shfaqjet artistike dhe ato sportive. Plani më madhor janë tifozët në finalen e Kupës së Anglisë.
Ndeshja do të luhet më 15 maj dhe do zhvillohet në stadiumin e dytë më të madh në Europë, Wembley, që ka kapacitet prej 90 mijë tifozësh.
Autoritetet shëndetësore angleze pritet të lejojnë rreth 20 mijë tifozë të pranishëm në këtë ndeshje, që do të jetë sfida me më shumë tifozë të pranishëm në stadium që nga shpërthimi i pandemisë thuajse një vit më parë. /abcnews.al