Anglia “ngrihet në këmbë” për shqiptarin: Është pasuria jonë, kemi investuar për të

schedule12:24 - 21 Qershor, 2019

schedule 12:24 - 21 Qershor, 2019

Në Britani është hapur një peticion për të parandaluar deportimin e një studenti të jashtëzakonshëm shqiptar. Deri më tani janë nëshkruar 6000 firma për të ndaluar largimin e studentit 18 vjeçar, Stiven Bregu.

Ai u trafikua në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në vitin 2015 me qëllimin e vetëm për t’i shpëtuar dhunës në familje.  Ai mbeti i vetëm në Keynsham pranë Bristolit. Ishte vetëm 13 vjeç në atë kohë dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Më pas ai u dërgua në një qendër për të mitur ku la mbresa për aftësinë e tij për të mësuar.

Ai ka bërë kërkesë për azil, por kërkesa e tij është mohuar.

“Kam studiuar shumë, jam munduar të ndërtoj të ardhmen time në Britani, e cila tashmë është shtëpia ime” ka thënë Stiven.

Ishtë pikërisht mësuesi i djaloshit, Rob Shaw i cili bëri peticionin për të mbajtur Stiven në Angli.

Ne kemi investuar  aq shumë për Stiven. Si një qytetar britanik nuk jam aspak krenar me atë që duan të bëjnë ndaj tij. Ai është një pasurie e madhe. Ai ka kaluar provimet në nivel shumë të mirë.  Ai gjithashtu ia ka dalë të sigurojë një ofertë shumë të mirë nga një firmë menaxhimi të pasurive për shkak të aftësive të tij të shkëlqyera në matematike“, ka thënë mësuesi.

“Student i shkëlqyer dhe një pasuri e madhe për shkollën“, ka thënë një tjetër mësuese e tij.

Aplikimi i Stiven Bregu për të qëndruar në Britani të Madhe u refuzua pasi ai nuk u kualifikua për azil sipas rregullave të emigracionit./abcnees.al