Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin ukrainas Chernihiv pavarësisht premtimeve për të zvogëluar operacionin e saj ushtarak rreth qytetit, ka thënë Ministria e Mbrojtjes Britanike.
Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 36-të, trupat e Kremlinit “vazhdojnë të mbajnë pozicione në lindje dhe perëndim të Kievit” pavarësisht tërheqjes së disa prej njësive, shkruan abcneës.al.
Analiza e fundit vjen pasi ushtria ruse tha se do të shkurtonte operacionet pranë Kievit gjatë bisedimeve të paqes në Stamboll këtë javë.
Ministria e Mbrojtjes Britanike tha gjithashtu se pritet të zhvillohen “luftimet të ashpra” në periferi të Kievit në ditët në vijim, ndërsa bombardimet dhe sulmet vazhdojnë në Mariupol, objektivi kryesor i forcave ruse./abcnews.al/