Angelina Jolie “mposht” Brad Pitt pas mosmarrëveshjes për vreshtat në Francë

schedule08:49 - 25 Shtator, 2021

schedule 08:49 - 25 Shtator, 2021

Mosmarrëveshja më e fundit ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie mbi pronën e ish-çiftit në Francë është zgjidhur. Bëhet fjalë për Chateau Miraval, me vlerë 164 milion dollarë, e cila u ble nga çifti në 2014.

Aktores tani e tutje do t’i lejohet të shesë aksionet e saj në kantinën e verës dhe zonën përreth, ku u martua me Pitt, tek një palë e tretë. Jolie kishte probleme me menaxhimin e pjesës së saj në këtë pronë për shkak të divorcit nga aktori.

Here's Why Everyone's Talking About Brad And Angelina's 'Secret Face To  Face Meetings'

Ajo i kërkoi gjykatës të lejonte shitjen e aksioneve pavarësisht faktit se divorci nuk kishte përfunduar. Kompania e Pitt, Mondo Bongo, kishte paditur kompaninë e Jolie, Nouvel, në lidhje me pasurinë në mënyrë që të mbajë pjesën më të madhe të saj.

Chateau Miraval

Sipas Pagesix, aktorja është e lirë të menaxhojë pronën e saj pas një marrëveshjeje midis dy palëve, dhe jo pas një vendimi të ri të gjykatës. Jolie kërkoi divorc nga Pitt në vitin 2016. Që atëherë, ata janë përfshirë në një betejë kujdestarie për 6 fëmijët e tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!