Angelina Jolie ka arritur një marrëveshje të re të madhe për tre vitet e ardhshme, për të luajtur dhe prodhuar shumë filma, shfaqje televizive dhe dokumentarë.
Ylli i filmit dhe ambasadorja e OKB-së ka hyrë në partneritet me kompaninë britanike të prodhimit ‘Fremantle’, teksa projekti i saj i parë është një përshtatje e librit të Alessandro Bariccos “Without Blood”.
“Jam e emocionuar që po punoj me një ekip kaq pasionant dhe largpamës që ka një perspektivë ndërkombëtare”, tha aktorja për marrëveshjen e saj.
Sipas DailyMail, Jolie do të prodhojë dhe do të drejtojë vetë “Without Blood” në Itali, ndërsa nuk dihet se ku do të nisin xhirimet./abcnews.al