Angelina Jolie e akuzoi për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve, reagon Brad Pitt

schedule19:13 - 5 Tetor, 2022

schedule 19:13 - 5 Tetor, 2022

Brad Pitt ka reaguar pas akuzave të ish gruas, Angelina Jolie se ka sulmuar atë dhe fëmijët e tyre gjatë një udhëtimi me avionin privat në vitin 2016. Mirëpo, ylli hollivudian i ka mohuar këto pretendime. Në një deklaratë për CNN, një përfaqësues i Pitt i quajti akuzat e fundit “plotësisht të pavërteta”.

Në dokumentet e gjykatës, të siguruara nga CNN, Jolie ndan shumë detaje rreth një incidenti të supozuar në një avion privat më 14 shtator 2016, pesë ditë para se të bënte kërkesë për divorc. Në dokument, pretendohet se përpara se të mbërrinte në aeroport, Pitt u grind me një nga gjashtë fëmijët e tyre.

“Pitt e kapi Jolie nga koka dhe e tundi. Më pas e kapi nga shpatullat dhe e tundi përsëri përpara se ta përplaste në murin e banjës”, shkruhet në dokument. Pasi një nga fëmijët ndërhyri, Pitt iu kthye. “Pitt iu sul njërit nga fëmijët dhe goditi një tjetër në fytyrë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!