Është një nga modelet më të bukura shqiptare dhe më të komentuara. Edhe pse prej vitesh Angela Martini jeton në Shtetet e Bashkuara, ajo vijon të jetë në qendër të vëmendjes të fansave shqiptarë.
Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi bukuroshja shkodrane ka publikuar një video nga një jaht, ku tërheq vëmendjen me lëvizjet provokuese.
“Mua më pëlqen pamja, po ti” shkruan modelja krahas videos, që ka marrë qindra komente nga fansat, duke i vënë në pah hijeshinë e saj.
Modelja është e martuar me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu dhe madje u përfolën se i ka dhënë fund martesës së tyre, thashetheme të cilat dyshja i përgenjeshtroi. /abcnews.al