Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini ka treguar si kanë nisur problemet ligjore të bashkëshortit, biznesmenit rumun Dragos Savulescu.
Së fundmi, në një intervistë për “Revista Who”, ajo ka treguar se kjo histori ka nisur shumë vite më parë, për shkak të një toke të madhe. Megjithatë, Angela ka treguar se Dragos nuk ka bërë asgjë ndaj shtetit.
“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë. Si konkluzion, Dragos nuk ka vjedhur 114 miliona, as nuk ka vjedh tokën dhe nuk është i kërkuar. Janë të gjitha abuzimet e Romanisë“, ka rrëfyer modelja bukuroshe./abcnews.al