Anëtarja e familjes mbretërore që i befasoi të gjithë me veshjen e saj

schedule16:01 - 24 Maj, 2023

schedule 16:01 - 24 Maj, 2023

Princesha Victoria e Suedisë i ktheu të gjithë sytë tek ajo teksa u shfaq me një fustan të verdhë të ndezur në ndarjen e çmimeve muzikore Polar Music Prize në Stokholm. Kjo pasi një pamje të tillë nuk ia kemi parë më herët një personi nga familja mbretërore.

45-vjeçarja zgjodhi një fustan neoni dhe fotografët e kapën duke pozuar para kamerës. Ajo dukej  e vendosur për të bërë përshtypje!

Fustani asimetrik i Viktorias është shoqëruar me një palë taka të zeza dhe një mini çantë të zezë, ndërsa ka zgjedhur vathë verbues, byzylykë shumëngjyrëshe dhe argjendi. Për grimin e saj Princesha zgjodhi një bazë neutrale me një sy minimal ‘smokey’, dhe një buzëkuq rozë, ndërsa flokët i kishte të tërhequr mbrapsht topuz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!