Sipas anëtarit të delegacionit shqiptar për bisedimet Shqipëri-Greqi, Glevi Dervishi, çështja çame diskutohet me palën greke.
Sipas tij, pala shqiptare është bërë e qartë që me çështjen çame nuk kërkon të përfitojë territorialisht nga palës tjetër.
“Ka një çfryrje tëtensionit për çështjen çame. Dikutohet. Ka një lloj qartësimi nga pala tjetër për atë çfarë kërkon pala shqiptare. Ne nuk e shikojmë si një çështje irredentizmi që duam të përfitojmë nga pala tjetër”, u shpreh Dervishi.
Dervishi foli për këtë çështje në emisionin Mbrëmje në ABC News./abcnews.al