Anëtarët e PDK-së shprehin ngushëllime për vdekjen e babait të Thaçit

schedule23:57 - 16 Mars, 2025

schedule 23:57 - 16 Mars, 2025

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Enver Hoxhaj është shprehur se ai ishte një burrë atdhetar, që i dha Kosovës gjithçka dhe u shpreh se ia dha Kosovës edhe djalin e vet.

“Një burrë atdhetar, një burrë që i dha Kosovës gjithçka – ia dha Kosovës edhe djalin e vet, Presidentin tonë – Hashim Thaçin! Të pushoftë shpirti në paqe baca Haxhi”, shkroi Hoxhaj.

Edhe deputetja Blerta Deliu përmes një postimi në Facebook shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, përcjell Klankosova.tv.

“Lamtumirë, baca Haxhi! Ngushëllimet e mia më të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi dhe gjithë familjes Thaçi. Humbja e prindit është dhimbje e pazëvendësueshme, por kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përherë”, shkroi ajo.

Njëjtë bëri edhe Ariana Musliu Shoshi, duke thënë se pak ditë pasi takoi dhe përqafoi djalin e tij, mbylli sytë përgjithmonë

“Lamtumirë, Baca Haxhi! Pak ditë pasi takoi dhe përqafoi djalin e tij, mbylli sytë përgjithmonë, sikur zemra e tij priste atë moment”.

“Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ne që e njohëm si njeri të urtë e fisnik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi”, shkroi ajo.

Ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit shprehu edhe deputetja më e re e PDK-së, Sala Jashari.

“Një lamtumirë e fundit dhe prehje e përjetshme! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. U prehsh në paqe, bac Haxhi Thaçi”, shkroi Sala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!