Anëtarët e Këshillit prezantojnë raportet në Parlament për kërkesën e Prokurorisë ndaj deputetit Saimir Tahiri

schedule11:17 - 25 Tetor, 2017

schedule 11:17 - 25 Tetor, 2017

Ka nisur seanca pleanre e cila do të vendosë edhe fatin e deputetit Saimir Tahiri, përmes votimit të raporteve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për dhënien e autorizimit apo jo ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit për arrestim, heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe atë të banesës. Si parashikon edhe rregullorja e Kuvendit raportet vendosen në pikën e parë të rendit të ditës së seancës, sipas të cilës përfaqësuesit e mazhorancës dhe pakicës parlamentare prezantojnë raportin e tyre. Alibeaj për opozitën dhe Manja për mazhorancën, lexuan raportet e depozituar në Kuvend ku arsyetojnë vendimet e votuara në Këshill. Ndërsa opozita arsyeton votimin për dhënien e autorizimit të plotë ndaj prokurorisë, për kërkesën e bërë, mazhoranca arsyeton se prokuroria mund të hetojë dhe kontrollojë deputetin, të bëjë kontrollin e tij personal apo edhe të banesës, heqjen e lirisë për të udhëtuar jashtë vendit, por kurrsesi jo arrestimin e tij. Raportet e këshillit nuk janë objekt debati në parlament, por ato hidhen në votim të fshehtë dhe miratohen apo rrëzohen me shumicë të cilësuar. Fjalën e parë në seancë e mbajti deputeti Saimir Tahiri i cili menjëherë pas saj u largua nga salla e parlamentit i shoqëruar nga deputeti socialist bashkim Fino.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!