Anëtarët e degës 8 të PD në Tiranë kanë shkuar sot në selinë blu dhe kanë kundërshtuar deklaratën e kreut të degës se kryedemokrati Lulzim Basha ka mbështetjen e tyre. Ata i kanë kërkuar Bashës të largohet duke kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve brenda partisë.
“Kemi dëgjuar ish kryetarin e shkarkuar të degës 8 që mbështeste Bashën për të mos dhënë dorëheqjen. Basha është shkarkuar. Detyra e tij është të largohet nga zyrat e selisë blu. Të dorëzojë logon e konfiskuar që është marrë peng. Blofet dhe fasadat që po luhen sot vetëm e dëmtojnë më shumë këtë forcë politike. Këta janë njerëzit që e kanë shkarkuar Bashën dhe sot kërkojnë hapjen e procesit për një garë të barabartë”, tha një prej tyre.
I ftuar në “Abc Live” kreu i degës Nr 8 të PD në Tiranë Pëllumb Seferi tha se kryedemokrati po komunikon me instancat. Sipas tij deri më tani nuk po shkëlqen dikush që mund t’i çojë në fitore.
“Ata janë njerëz që kanë kontribute. Por ka edhe të tjerë që kanë ardhur nga parti të tjera. Këto punë bëhen me qetësi. Basha po komunikon me instancat. Askush nuk po shkëlqen në PD dhe të thuhet se po na çon ky në fitore. PD ka një ambient të kontaminuar për momentin. Mund të merrja edhe unë njerëz dhe të thoja ja ku e kam mbështetjen. PD sot ka shumë kundërshtarë.”, tha Seferi.
/abcnews.al