Anëtarët e BKH në “makinën e së vërtetës”, çfarë do zbulojë testi i Poligrafisë

schedule18:30 - 4 Shkurt, 2020

schedule 18:30 - 4 Shkurt, 2020

Të gjithë kandidatët që do të jenë pjesë e Byrose Kombëtare të Hetimit, duhet që më parë ti nënshtrohen testit të Poligrafisë. Në këtë pajisje të njohur ndryshe si “makina e të vërtetës”, do të kalojnë për kontroll pjesëtarët e BKH por edhe drejtues të strukturave të policisë së shtetit. Poligrafi zbulon  mashtrimet në përgjigjet e personave që testohen permes sensorëve që përcaktojnë nivelin e ankthit, rritjes së presionit të gjakut, dhe ritmin e rrahjeve të zëmrës e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.

“Makina e së vërtetës, përdoret nga FBI për rekrutimet, e në veçanti gjatë marrjes në pyetje të  dëshmitarëve, për çështje delikate. Sipas ekspertes amerikane Lori Kosorak, saktësia është 95 për qind por gjithashtu është e rëndësishme që përdoruesi i pajisjes të jetë ekspert. Këtë të martë, Ambasadorja Amerikane ne Tiranë Yuri Kim ishte pjesë e certifikimit të 5 specialistëve shqiptarë të cilët ajo i konsideroi si një armë për të luftuar korrupsionin.

“SHBA do t’ju ndihmojë me këto detyra edhe në vitet e ardhshme. Sikurse me përparimin në Reformën në Drejtësi SHBA qëndron me qeverinë e Shqipërinë nëse largoni korrupsionin. Jemi këtu dhe 5 persona nuk janë numra të mëdha është një pikë ujë. Por i hedh sytë tek busti i Skënderbeut. E tregon legjenda. Pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Dua tju them të diplomuarëve sot se unë besoj dhe dua tu them popullit shqiptar se unë besoj në ju. Sikurse shumë prej jush më uruan suksese edhe unë dua t’ju uroj suksese”, u shpreh Kim.

Njësia do te funksionoje si pjese e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.  5 pajisjet e poligrafise iu dhuruan Shqiperise nëntorin e shkuar nga  Zyra për Çështjet ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Departamentin e Shtetit. Amerikanet synojne vlerësimin e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit ne menyre qe te ruhen standarte te larta të integritetit. Deri tani ne garen per drejtuesin e BKH-së jane  kualifikuar 18 kandidatë. Ata do te testohen  gjate dy muajve në vazhdim, nga komisioni qe ka ne perberje dhe prokurorë të SPAK./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!