Tajip Erdogan u distancua nga deklaratat e djeshme të Jens Stoltenberg dhe nga optimizmi që ai shprehu për finalizimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO në samitin e javës së ardhshme.
“Ne nuk mund mbështesim ata që mbrojnë terroristët. Si mund t’i pranojë Turqia ata që nuk distancohen nga terrorizmi? Ne duam që premtimet që i janë bërë vendit tonë në Madrid të mbahen”.
“Pak aleatë kanë kontribuar në NATO sa Turqia gjatë 71 viteve të fundit. Ndërsa këto fakte janë të dukshme, ne na vjen keq për fushatat që janë zhvilluar kundër vendit tonë në periudha të caktuara kohore”, tha presidenti turk.
Ne mbështetëm dhe vazhdojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura të aleancës. Ne demonstruam parimet tona duke miratuar anëtarësimin e Finlandës. Nuk hezituam të shprehim reagimin tonë ndaj atyre që nuk mbajtën qëndrim në luftën kundër terrorizmit.
Terrorizmi dhe njerëzimi nuk mund të shkojnë bashkë. Thelbi i Aleancës është krijimi i një klime solidariteti,” tha ai.
Ndërkohë Stoltenberg paralajmëroi një takim mes Erdoganit dhe kryeministrit suedez në Vilnius, për të hequr veton turke për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
/abcnews.al