Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hamzës iu hapën dyert nga Shtëpia e Bardhë ku realizoi një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të administratës së Shteteve të Bashkuara.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme të Uashingtonit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza njoftoi se gjatë takimit ka biseduar me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo.
“Situata aktuale në Kosovë dhe hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”, ishin temat e diskutimit, u shpreh Hamza përmes postimit./abcnews.al