Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë axhendës/ Disa vende kusht Prishtinës për asociacionin

schedule11:36 - 15 Maj, 2024

schedule 11:36 - 15 Maj, 2024

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave, që pritet të mblidhet këtë javë. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Kreshnik Ahmeti.
Ai përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se kushti që kanë vendosur disa shtete për Formimin e Asociacionit, të jetë arsyeja për shtyrjen e votimit.

“Qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajcak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset në agjendën e ministrave të jashtëm. Ka gjasë që ky votim të shtyhet.”

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë në fushën e të drejtave të njeriut me seli në Strasburg,

Disa vende evropiane ku përfshihet Gjermania edhe Franca, kanë kërkuar që Kosova të shënojë përparim drejt formimit të Asociacionit, në mënyrë që të pranohet në këtë organizatë.

Mirëpo kreu i qeverisë së Kosovës, albin kurti ka refuzuar edhe njëherë rekomandimin e ndërkombëtarëve duke thënë se nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!