Anëtar i grupit të Bajrave/ Denis Brajoviç arrestohet në Emiratet e Bashkuara, pritet ekstradimi

schedule10:46 - 27 Shkurt, 2024

schedule 10:46 - 27 Shkurt, 2024

Denis Brajoviç është arrestuar në Emiratet e Bashkuara. 36-vjeçari, anëtar i grupit të Bajrave, u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Rishtas”.

Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i një vrasjes së Gjon Boriçit, më datë 09.08.2020, në Shkodër.

Emiratet e Bashkuara kanë nisur informacionin zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme për arrestimin e tij dhe menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin në vendin tonë.

“Është ndaluar në Emiratet e Bashkuara, Denis Brajoviç, njhet si anëtar i bandave të Shkodrës. Akuzohet për një vrasje të ndodhur në Shkodër. Sipas informacioneve, policia pasi e kishte shpallur në kërkim me njoftim të kuq dhe shkëmbimit të informacioneve, është vënë në pranga 36-vjeçari. Do të priten edhe procedurat e ekstradimit. Shqipëria nuk e kanë marrëveshje ekstradimi nga Dubai apo shtetet e tjera të Emirateve të Bashkuara. Është një nga emrat më të kërkuar të policisë. Priten proceduarat e ekstradimit të 36-vjeçarit nga Emiratet e Bashkuara”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.

Brajoviç është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth një vit më parë, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!