Pas përfundimit të periudhës së huazimit të anësorit portugez të mbrojtjes, Joao Cancelo te “bavarezët” e Bayern Munich dhe me Benjamin Pavard gjithnjë e më larg “Allianz Arena”, këta të fundit janë të interesuar për afrimin e një mbrojtësi të ri krahu.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjerman, Bayern Munich është shumë pranë transferimit të një tjetër anësori të mbrojtjes, së Manchester City, me bordin e “bavarezëve”, që është i “dashuruar” pas Kyle Walker.
Pavarësisht se marrëveshja përfundimtare, nuk është arritur ende mes skuadrave, të gjitha palët e përfshira janë optimiste për përfundimin të marrëveshjes, me teknikun Thomas Tuchel, që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në afrimin e anglezit. /i.m /abcnews.al