Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, BE gati paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

schedule12:11 - 5 Tetor, 2022

schedule 12:11 - 5 Tetor, 2022

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një paketë tjetër sanksionesh kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës.

“Ambasadorët arritën një marrëveshje politike për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë”, tha presidenca çeke në një postim në Twitter.

Edita Hrda, përfaqësuese e Republikës Çeke në BE, tha se sanksionet ishin në përgjigje të aneksimit nga Rusia të katër rajoneve në Ukrainë, të cilat Perëndimi i ka konsideruar të paligjshme.

“Këtë mëngjes ne raportuam se Vladimir Putin kishte nënshkruar ligjet për aneksimin e 4 rajoneve në lindje të Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, të dyja dhomat e parlamentit rus ratifikuan traktatet duke i bërë zyrtarisht rajonet Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia pjesë të Rusisë.

Referendumet janë cilësuar si të rreme  nga Perëndimi.

/abcnews.al