ANEKDOTA E DITËS/ As mashtrimi qesharak nuk e shpëtoi, historia absurde e Paulo Silvas

schedule11:00 - 17 Mars, 2021

schedule 11:00 - 17 Mars, 2021

Njeriu çfarë bën për të dalë nga situata e vështira dhe Paulo Silva, një emër jo fort i njohur me pseudonimin Somalia, nuk kishte parë rrugë dalje tjetër për të shpëtuar nga gjobat e Botafogos, ndaj kishte shpikur rrëmbimin e tij.

E gjitha pasi kishte kaluar gjithë natën duke festuar dhe nuk kishte mundur të ishte në stërvitje me ekipin. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Somalia pas mungesës në stërvitje u justifikua në klub për mungesën, duke thënë se ishte sulmuar, grabitur dhe rrëmbyer.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thonë në vendin tonë dhe shumë shpejt Somalia doli zbuluar. Policia kishte siguruar pamjet nga kamera sigurie dhe Somalia dallohej teksa kthehej në shtëpi në orën 5 të mëngjesit. Ai shikohej duke fshehur bizhuteritë e tij, që supozohej se ia kishin marrë rrëmbyesit imagjinarë.

Gjithsesi policia arri një marrëveshje me klubi e Botafogo për t’i mbajtur sekret imazhet e zbuluara. Shtatë vite më pas, në vitin 2018, vetë Somalia kishte vendosur të hapej dhe të tregonte atë që kishte bërë. Futbollisti kurrë nuk ishte rrëmbyer, por kishte kaluar natën duke festuar dhe kishte menduar të shpëtonte nga gjoba.

Botafogo e kishte vendosur si rregull: kush vonohej në stërvitjet e ekipit, gjobitej me 40% të rrogës mujore.  Rrengu nuk është se i bëri punë, sepse klubi mbasi foli me policinë vendosi ta gjobisë dhe filloi ta huazonte lojtarin deri në fundin e kontratës, që skadonte në qershor të vitit 2013. /abcnews.al