Andrzej Duda rizgjidhet President i Polonisë

schedule12:59 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:59 - 13 Korrik, 2020

Andrzej Duda ka fituar zgjedhjet presidenciale të Polonisë, pasi rezultatet e publikuara të hënën në mëngjes i dhanë  fitoren me 51.2% të votave me pothuajse të gjitha votat e numëruara,  sipas Komisionit Zgjedhor, shkruan The Guardian.

Kundërshtari i tij Rafał Trzaskowski, kryetari i bashkisë së Varshavës,  fitoi  48.8%. të votave. NEC tha që votat e panumëruara nuk kanë gjasa të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Sipas sondazhit, të publikuar të dielën presidenti aktual Duda kryesonte me 50.9 përqind të votave, ndërsa Rafal Trzaskovski me 49.6 përqind të votave.

Pjesëmarrja në votime ishte e lartë, në 68%. Duda kishte avantazhin e televizionit publik, i cili kontrollohet nga besnikët e PiS(partia populiste),  të cilët kanë forcuar fushatën e tij,  duke pretenduar se Trzaskowski ishte mbështetur nga të huaj.

Fitorja e 43 vjeçarit, do të mund t’i hapë rrugën rikthimit në pushtet të mentorit të tij, Jaroslaw Kaczynski, lideri i Partisë konservatore dhe populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS), gjatë zgjedhjeve legjislative të parashikuara për në vjeshtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!