Stërvitur në kushte të vështira, në një moshë shumë të re, por me ambicie të mëdha. Ky është Andri Saraçi, 15-vjecari nga Fieri i cili që tani ka një titull kampioni dhe medalje ari në peshëngritje.
“E nisa me dy gira në shtëpi pastaj u thashë prindërve të më sillnin në stërvitje.”
I frymëzuar nga kampionët, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij që ndjekin futbollin, Andri zgjodhi peshëngritjen duke dhënë shumë shpejt prova se është në vendin e duhur.
Në 5 vite talenti 15-vjecar ka marrë pjesë në 4 gara me te rriturit dhe 1 me të rinjtë ku doli edhe kampion për moshat U 17.
Trajneri Riza Fejzullahu thotë se stërvitja e Andrit ka qenë intensive dhe se është kombinuar me pasionin e 15-vjeçarit për këtë sport.
Pasi ka korrur fitore të rëndësishme, 15-vjeçari ka projektuar të ardhmen e tij në këtë sport.
Sportistët e klubit të Apollonisë stërviten në mjedise të improvizuara dhe të papërshtatshme pasi Fieirt vazhdon t’i mungojë një pallat sporti. /abcnews.al/