Mosmarrëveshja e Andrew Tate me aktivisten e njohur Greta Thunberg dhe një picë, duket se ka çuar në arrestimin e tij nga autoritetet rumune. Influencuesi dhe ish-luftëtari i MMA, u arrestua së bashku me vëllain e tij nga policia rumune për trafikim njerëzor dhe përdhunim.
Autoritetet dukej se ishin në gjurmët e dy burrave, pasi një video e Tate që tallte Thunberg në Twitter ishte ajo që zbuloi vendndodhjen e tyre. Më konkretisht, pica që kërkoi të hante gjatë një prej videove të tij dhe logoja e saj rumune çuan në zbulimin dhe arrestimin e tij më pas.
Në këtë video, influencuesi 36-vjeçar i kërkon një personi t’i japë një picë, por i kujton që të mos e riciklojnë atë në përpjekje për të tallur Greta Thunberg. Kutitë kishin karton rumun, gjë që tregonte vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, ka reaguar edhe aktivistja e cila shkurtimisht tha: “Kjo ndodh kur nuk e ricikloni kutinë e picës”…/abcnews.al