Andrew dhe Kristian Tate lirohen nga paraburgimi, dy vëllezërit përfundojnë në arrest shtëpiak

schedule09:53 - 1 Prill, 2023

schedule 09:53 - 1 Prill, 2023

Influencuesi dhe ish-kickboxer Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristian, janë zhvendosur nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi të një gjykatësi rumun.

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Bukuresht zëvendëson periudhën e fundit të paraburgiumit, e cila do të përfundonte më 29 prill. Gjithashtu bashkë me ta janë liruar edhe dy bashkëpuntoret, Georgiana Naghel dhe Luana Radu. Të katërt janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë ku jetojnë, nëse nuk kanë leje gjyqësore për t’u larguar.

Dy vëllezërit e njohur në rrjetet sociale janë arrestuar që nga dhjetori dhe po hetohen me akuza për përdhunim, trafikim njerëzish dhe formim të një grupi kriminal të organizuar. Të dy i kanë mohuar akuzat gjatë çdo çështje gjyqësore. Avokatët e tyre kanë argumentuar se mbajtja e tyre në paraburgim është e panevojshme, kur opsionet e tjera gjyqësore si arresti shtëpiak janë në dispozicion.

Që nga fillimi i hetimeve prillin e kaluar, gjashtë gra janë identifikuar nga prokurorët si viktima. Megjithatë, asnjë akuzë nuk është ngritur ende kundër vëllezërve Tate apo dy bashkëpuntoreve  rumune që u arrestuan përkrah tyre./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!