Pas triumfit 3 me 1 ndaj Polonisë, ekipi i “gjelave” tashmë pret të dijë, se me kë do të përballet në fazën tjetër. Megjithatë, mesfushori i Juventusit dhe i Francës, Adrien Rabiot, nuk duket i shqetësuar.
Duke folur për mediat pas ndeshjes, Rabiot u shpreh se “gjelat” janë gati të përballen me këdo.
“Nuk kemi asnjë preferencë duhet të fokusohemi te vetja dhe të kemi mentalitetin e duhur, atë të pjesës së dytë të sotme. Jemi gati të përballemi me këdo”,- deklaroi mesfushori i Juventusit. /i.m /abcnews.al