Andoniadhis prezantohet te Skënderbeu: Mund ta quaj një hap përpara në karrierë

schedule19:47 - 11 Shkurt, 2022

schedule 19:47 - 11 Shkurt, 2022

Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme edhe lojtarin Grek, Jorgos Andoniadhis. Lojtari në fjalë pjesë e Skënderbeut prej disa javësh, por vetëm ditën e sotme është vënë nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli.

Andoniadhis pas prezantimit foli si lojtar i ujqërve, ku tregoi edhe arsyen se pse zgjodhi të vijonte karrierën e tij në Shqipëri me skuadrën e Skënderbeut.

“Erdha në këtë ekip pasi kam dëgjuar shumë fjalë te mira për këtë. Me bindjen se është një hap mjaft i rëndësishëm i imi në aspektin personal. Mund ta quaj një hap përpara në karrierë. Jam i lumtur që gjithçka u mbyll me sukses. Unë luaj si qendërmbrojtës dhe jam një lojtar tipik i prapavijës. Dua minuta dhe do të bëj të pamundurën për të fituar ato. Jam këtu për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave minimalë që ka vendosur dhe të bëj mirë. Kontrata ime varion në bazë të paraqitjeve prandaj dua që të le shenjë për mirë tek kjo skuadër”, është shprehur Andoniadhis.

Lojtari grek do të jetë i gatshëm për teknikun e korçarëve që në sfidën e javës së 20-të që Skënderbeu do të luajë kundër partizanit ditën e hënë në stadiumin e Korçës ora 16:45. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!