Andoni: Qeveria e Kosovës gaboi me targat, duhet të dëgjonte këshillat e SHBA

schedule18:22 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 18:22 - 16 Dhjetor, 2022

Gazetari Ben Andoni i ftuar në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Sipas Andonit qeveria e Kosovës gaboi fillimisht me qasjen për çështjen e targave. Ai tha se duhet të kishte dëgjuar këshillat e SHBA për të shtyrë marrëveshjen për targat, pasi siç dihet ndikimi i Vuçiç në veri të Kosovës është mjaft i fortë.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: A ishte e duhura qajsa e qeverisë?

Andoni: Jo nuk ka qenë. De jure ka qenë në zbatim të marrëveshjeve, por kur kanë parë situata Escobar dhe Lajçak kërkuan të shtyhej marrëveshja e targave, mendoj se qeveria e Kosovës ka vepruar gabim. I gjithë procesi i targave administrohej nga serbët në veri, dhe ata nuk do e zbatonin asnjëherë këtë dhe imazhi i qeverisë së Kosovës duhej shtyrë. Duke patur një personazh si Vuçiç i cili po e nshkatërron pjesën e veriut të Kosovës për interesat e veta, arriti që ta shtinte këtë artificë kundër qeverisë së Kosovës, dhe në një farë mënyrë qeveria e Kosovës u peshkua. Ju më pyetët realisht ishte e duhura? Po patjetër që ishte e duhura. Por kur SHBA thotë duhet ta bësh kështu, duhet ta bësh kështu. Ka një fat të mirë për Kosovës, që pala Serbe e sheh SHBA-në si forcën madhore që duhet t’i japë fund konfliktit me Kosovën. Një nga këshillat e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë është se i ka dhënë të drejtë Manastirit të deçanit, duke i kthyer tokat që i ka kërkaur, ndërsa ekzekutivi nuk ja jep. Një shtet që kundërshton Gjykatën Kushtetuese tregon se ka probleme. Me sa shoh SHBA-të po tregohen të kujdesshme, megjithëse deklarata e Escobar ka lënë shumë ishte për tu diskutuar,. Nëse nuk e bën qeveria e Kosovës do të punojmë me aktorë alternativë.

Karadaku: Cili është faktori alternativ në Kosovë?

Andoni: Qeveria e Kosovës në këtë moment duhet të lërë retorikën atë që përdori zonja Osmani, që po ta shikoni me kujdes ka një indikacion me dënimin e njërit për krerëve të UÇK-së, komandat Calit. Është momenti që ajo të jetë në pozicionin më sublim të Kosovës, udhëzimet e SHBA janë vendosëse.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!