AEL Larissa është solidarizuar me shqiptarët, teksa ka mbledhur ndihma dhe presidenti Alexis Kougias do të dhurojë edhe të ardhura për të prekurit nga tërmeti. Gjithashtu më 29 dhjetor është programuar një miqësore në Shqipëri me Teutën. Destinacioni i të ardhurave nga biletat, dihet.
Në Greqi është përjetuar keq e gjithë situata që ka përfshirë Shqipërinë, teksa janë të shumta klubet dhe tifozeritë që janë solidarizuar dhe kanë ndërmarrë aksione për të ndihmuar. Në vendin fqinj luajnë edhe shumë shqiptarë, mes tyre edhe Faton Andoni.
Mesfushori, i cili shënoi edhe gol dhe në fitoren e AEL Larissa, ka folur për “Nova Sport” pas ndeshjes së djeshme kundër Volos. “Shqipëria është vendi im i origjinës dhe i dy të dyja vendet, Greqinë dhe Shqipërinë, njëlloj. Po kalojnë një moment të vështirë. Ka qenë një tronditje e madhe për të gjithë, jetët e humbura nuk kthehen më.
Do dëshiroja të ndalem edhe në miqësoren që do të luajmë te Teutën e Durrësit. Futbolli do të zgjasë sa të jetë njerëzimi. Goli që shënova u shkon të prekurve nga tërmeti. Është tronditëse të kërkosh njerëz nën rrënoja”, ka deklaruar Andoni mes të tjerash. /abcnews.al